Seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Preshevës fillon punimet me vonesë

Me rreth 30 minuta vonesë ka filluar punimet seanca e V-të e Kuvendit të Komunës së Preshevës.


Distkutimi në këtë seancë ka filluar me propozimin e këshilltarit të Partisë pêr Veprim Demokratik, Shpëtim Haliti, i cili ka kërkuar nga Kuvendi që të distancohet nga qëndrimet e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, rreth masakrës së Reçakut.

Haliti ka paraqitur Amandamentin e tij duke kërkuar nga të gjithë shefat e grupeve të këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Preshevës.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, rreth amandamentit të PVD-së Arifi gjatë ditë do të duhej të arsyetonte vet qëndrimin e tij, derisa qëndrimin e tij e ka paraqitur të njejtë me atë të PVD-së. Ai ka vazhduar diskutimin duke thënë se nuk ka kompleks rreth çështjes kombëtare sikurse që e kanë këshilltarët e PVD-së.

Diskutimi më tutje ka vazhduar i nxehtë mes debateve të shefave të grupeve të Këshilltarëve të PVD-së dhe APN-së.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS