SEANCA E DYTË E KUVENDIT KOMUNAL E THIRRUR PËR NESËR PRITET TË SHTYHET

Senaca e dytë e Kuvendit të Komunës së Preshevës pritet të shtyhet si pasojë e vërshimeve në fshatin e Rahovicës dhe Raincës.


Sipas burimeve të PreshevaPRESS, nesër në ora 8:00 në mëngjes pritet të mbahet takim mes partnerëve të koalicionit qeverisës në Preshevë, PDSH, PVD dhe LR.

Në mbledhje do të diskutohet për mundësinë e shtyrjes së seancës së dytë të Kuvendit komunal të Preshevës, e cila është thirrur për nesër në ora 10:00.

Përveç shtyerjes së seancës në takim do të diskutohet edhe për hapat që Komuna e Preshevës do të ndërmarrë në lidhje me sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në fshatrat Rahovicë dhe Ranicë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

PreshevaPRESS

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

PreshevaPRESS

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

PreshevaPRESS