Rritje e lehtë e temperaturave me reshje të herëpashershme shiu gjatë gjithë javës

Rrymime më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të depërtojnë nga sot në rajonin tonë dhe do të ketë rritje kryesisht të lehta të temperaturave.


Edhe pse do të ketë rritje të temperaturave nuk do të ketë stabilizim të motit, ngase ende priten vranësira të shpeshta dhe reshje të herëpashershme shiu.

Rritja më e ndjeshme e temperaturave do të ndjehet sidomos në intervalet kohore me diell, ndërsa në kohën me vranësira dhe me reshje të shiut, normalisht do të jetë më ftohtë.

Për shkak të përqëndrimit të madh të masave të fuqishme ciklonike sidomos në Itali dhe përreth nuk do të kemi përmirësim dhe stabilizim të plotë të motit, por përmirësime afatshkurtra dhe pastaj rrebeshe shiu me bubullima të cilat do të jenë prezente sidomos të martën, lokalisht edhe të mërkurën.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS