Foto:EPA-EFE/ABIR SULTAN

Rritet çmimi i naftës për 10 ditët e ardhshme

Praktikisht, krahasuar me çmimet e fundit, të publikuar nga dita e premte, më 9 shkurt, nafta është rritur për 3 dinarë të tjerë, kurse një litër benzinë është më e lirë për një dinarë.


Duke filluar nga dita e djeshme në orën 15, në pikat që shesin derivate për automjete në territorin e Republikës së Serbisë, një litër euro dizel do të kushtojë 205 dinarë, ndërsa një litër benzinë Europremium BMB do të kushtojë 184 dinarë.

Çmimet e reja të karburanteve të kësaj jave janë publikuar më herët për shkak të festave të ardhshme dhe do të jenë në fuqi deri të premten e ardhshme, më 24 shkurt.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS