• sq SQ
    • sq SQ
    • hr HR
    • en EN
    • sr SR

PreshevaPRESS

Banner
  • BALLINA
  • NË FOKUS
  • SPORT
  • KULTURË
  • Opinione
  • PRESS PLUS
FacebookTwitterInstagramYoutube
PreshevaPRESS

Politika Redaktuese

1. Parimet Themelore

PreshevaPRESS është një medium i pavarur që synon të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të paanshëm mbi zhvillimet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare me interes për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

2. Objektiviteti dhe Paanshmëria

Ne mundohemi që të respektojmë standardet më të larta të gazetarisë, duke siguruar që raportimi ynë të jetë i balancuar, i verifikuar dhe paanshëm. Çdo lajm, analizë apo opinion bazohet në burime të besueshme dhe të verifikuara.

3. Transparenca dhe Etika Profesionale

Gazetarët dhe redaktorët e PreshevaPRESS janë të përkushtuar ndaj etikës profesionale dhe parimeve të transparencës. Marrëdhëniet me burimet e informacionit mbeten konfidenciale dhe çdo konflikt interesi deklarohet hapur.

4. Përgjegjësia ndaj Publikut

Si medium i komunitetit, ne respektojmë të drejtën e publikut për t’u informuar me saktësi dhe paanshmëri. Komuniteti ynë është pjesë e pandashme e procesit tonë redaktues, dhe ne inkurajojmë pjesëmarrjen e tij përmes komenteve, sugjerimeve dhe feedback-ut konstruktiv.

5. Politika e Redaktimit dhe Korrektësisë

PreshevaPRESS angazhohet për korrektësi gjuhësore dhe përmbajtësore. Çdo artikull i publikuar i nënshtrohet një procesi rigoroz redaktimi për të siguruar saktësi dhe qartësi. Gabimet e identifikuara korrigjohen menjëherë dhe në mënyrë transparente.

6. Liria e Shprehjes dhe Kufizimet Etike

Ne mbrojmë lirinë e shprehjes, por refuzojmë çdo përmbajtje që përmban gjuhë të urrejtjes, dezinformim, diskriminim apo thirrje për dhunë. Çdo opinion i botuar shpreh qëndrimin e autorit dhe jo domosdoshmërisht atë të redaksisë.

7. Politika për Burimet dhe Citimin

Të gjitha informacionet duhet të bazohen në burime të verifikuara. Citatet nga burime të tjera duhet të atribuohen saktësisht dhe në përputhje me standardet e gazetarisë profesionale.

8. Politika për Përmbajtjen e Sponsorizuar

Artikujt e sponsorizuar, reklamat dhe përmbajtjet promovuese do të shënohen qartë për të garantuar transparencën ndaj lexuesve. Ne nuk lejojmë ndikim editorial nga sponsorët mbi përmbajtjen tonë të pavarur.

9. Rishikimi dhe Përditësimi

Politika Redaktuese e PreshevaPRESS është një dokument i hapur për rishikim dhe përditësim të vazhdueshëm, bazuar në zhvillimet e reja në fushën e gazetarisë dhe nevojat e komunitetit tonë.

Për çdo koment apo sugjerim mbi Politikën Redaktuese, lexuesit tanë janë të mirëpritur të kontaktojnë redaksinë në: bordi@preshevapress.com

PRESS Info POINT

  • RRETH NESH
  • IMPRESSUM
  • POLITIKA REDAKTUESE
  • POLITIKA PRIVATËSISË
  • MUNDËSI PUNËSIMI
  • MUNDËSI PËR PRODUKSIONET
  • SHPALLJET E TJERA
  • KONTAKTO
  • KONTRIBO

Në rrjetet sociale

FacebookLike
TwitterFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
EmailFollow
PreshevaPRESS
Rreth NESH

PreshevaPRESS është një platformë mediatike e pavarur dhe e angazhuar për të ofruar informim të drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. E themeluar më 3 maj 2015, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ky medium lindi nga nevoja për të fuqizuar zërin e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës dhe për të adresuar sfidat me të cilat ai përballet. Materialet në këtë faqe nuk mund të kopjohen, riprodhohen, publikohen pa autorizim ose të përdoren për qëllime komerciale.

Na ndiqni
FacebookTwitterInstagramYoutube
Redaksia: desku@preshevapress.com
  • RRETH NESH
  • IMPRESUUM
  • POLITIKA REDAKTUESE
  • POLITIKA PRIVATËSISË
  • MUNDËSI PUNËSIMI
  • KONTAKTO
  • KONTRIBO
PreshevaPRESS
FacebookTwitterInstagramYoutube
  • BALLINA
  • NË FOKUS
  • SPORT
  • KULTURË
  • Opinione
  • PRESS PLUS