Mundësitë për të kontribuar

Për të zgjedhur mënyrën e kontributit, mund të klikoni në ndarjen përkatëse që përshkruan mundësinë e kontributit që dëshironi të zgjidhni.

Propozo përmbajtjen tënde

PreshevaPRESS është një medium i hapur ndaj ideve dhe çështjeve që kanë rëndësi për komunitetin. Nëse ka një temë, ngjarje ose problematikë që mendoni se duhet trajtuar dhe nuk ka marrë vëmendjen e duhur, ju mund të na e propozon! Përmes kësaj mundësie, ju ndihmoni në pasqyrimin e temave që prekin drejtpërdrejt qytetarët e Luginës së Preshevës dhe kontribuoni në gazetarinë e pavarur dhe të angazhuar. Plotësoni formularin më poshtë me informacionet e nevojshme dhe ekipi ynë do ta shqyrtojë propozimin tuaj me seriozitetin më të madh. Nëse keni nevojë të dërgoni ndonjë dokument relevant që lidhet me temën që po propozon, ju lutemi t'a dërgoni atë në kontribo@preshevapress.com

Raporto situatë

PreshevaPRESS është një medium i angazhuar për të pasqyruar realitetin e komunitetit dhe për të mbajtur një standard të lartë të gazetarisë së pavarur. Ne besojmë se një shoqëri funksionale kërkon angazhim të gjithsecilit, prandaj ju inkurajojmë të na ndihmoni duke raportuar çfarëdo shkeljeje, abuzimi apo shkelje të drejtave të qytetarëve që mund të keni vërejtur.

Nëse keni informacion për raste të shpërfilljes, korrupsionit, mashtrimit, konfliktit të interesit, keqpërdorimit të pozita zyrtare apo çdo fenomen tjetër që i dëmton qytetarët e Luginës së Preshevës, kjo është mundësia juaj për të bërë ndryshim! Raportimi mund të bëhet anonim ose me emër, dhe do të trajtohet me seriozitetin më të madh nga ekipi ynë.

Përmes këtij raportimi, ju ndihmoni që këto çështje të vinë në vëmendjen e publikut dhe të autoriteteve, duke kontribuar në një shoqëri më të drejtë dhe transparente. Plotësoni formularin më poshtë dhe bëhuni pjesë e ndryshimit! Nëse keni nevojë të dërgoni ndonjë dokument relevant që lidhet me raportimin e juaj, ju lutemi ta dërgoni atë në kontribo@preshevapress.com

Dhuro për PreshevaPRESS

PreshevaPRESS është një zë i pavarur dhe i paanshëm në informimin e qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe më gjerë. Në një mjedis ku mediat shpesh përballen me trysni politike dhe ekonomike, mbijetesa e një platforme të lirë dhe të besueshme informimi varet nga përkrahja e komunitetit.

Përkundër sfidave të vazhdueshme, ne vazhdojmë të raportojmë me integritet dhe transparencë mbi çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën tuaj. Mirëpo, për të ruajtur këtë pavarësi dhe për të zgjeruar ndikimin tonë, na nevojitet ndihma juaj. Dhurimi juaj, sado i vogël, ndihmon në sigurimin e një gazetarie cilësore, të ndershme dhe të pakompromis.

Me mbështetjen tuaj, ne mund të vazhdojmë të raportojmë mbi padrejtësitë, të ekspozojmë keqpërdorimet dhe të japim zë çështjeve që shpesh anashkalohen nga mediat kryesore. Nëse besoni në rëndësinë e informimit të lirë dhe të paanshëm, bëhuni pjesë e misionit tonë duke kontribuar sot.

💡 Dhuroni tani dhe bëhuni mbështetës i së vërtetës!
Për dhuruar për PreshevaPRESS na kontaktoni në kontribo@preshevapress.com!