Rreth 5000 shtetas të Maqedonisë Veriore në vetizolim, paraqitja e tyre për votim deri më 8 korrik

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se rreth 5.000 është numri i personave që ndodhen në izolim dhe shërim shëpiak dhe se nëse duan të votojnë në zgjedhjet e 15 qershorit, këto persona duhet të paraqiten në ueb-faqen e Komisionit Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ).


“Ne dhamë lista të punonjësve shëndetësor. Nga tre persona në komuna do të caktohen nga KSHZ për ta zbatuar bashkërisht me këshillat këtë votim. Nga KSHZ na njoftuan se planifikojnë simulim të procesit në ditën e votimit të mërkurën apo të enjten me anëtarët e këshillave zgjedhor, me përfaqësues të këshillave zgjedhor dhe me përfaqësues të partive politike”, tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Paraqitja e personave që ndodhen në vetizolim apo shërim shtëpiak mund të bëhet deri më 8 korrik ndërsa votimi do të bëhet më 13 korrik.

Votimin do të zbatojnë këshillat shëndetësor, përkatësisht Këshillat e posaçëm zgjedhor anëtarë të cilët janë tre punonjës shëndetësor dhe përfaqësues të partive politike. Personat që kanë coronavirus dhe do t’u jepet vendim për vetizolim nga 8 deri më 13 korrik nuk do të mund të paraqiten dhe të votojnë në zgjedhjet kuvendare./Telegrafi

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS