Rrebeshet e shiut dhe bubullimat errësojnë edhe Preshevën

Ashtu siç ka parëlajmëruar për ditën e sotme, Preshevën rreth orës 16:30 është përfshirë nga destabilizim të motit që ka kapluar pothuaj se të gjithë rajonin.


Rrebeshe shiu me bubullima, e lokalisht edhe stuhi erërash dhe shi i dendur ka errësuar Preshevën rreth orës 16:30 dhe po vazhdon edhe më tutje. Ende nuk është raportuar për dëme si pasojë e reshjeve.

Instituti Republikan Hidrometeorologjik i Serbisë ka njoftuar se nga dita e sotme priten më shumë reshje lokale (në disa vende mbi 40 litra për metër katror në 24 orë), afatshkurtër dhe breshër, me probabilitet më të lartë të paraqitjes në rajonet perëndimore, qendrore dhe jugore të Serbisë.

Sipas të dhënave të fundsit nga Instituti Republikan Hidrometeorologjik i Serbisë, gjatë fundjavës në Serbi moti do të jetë me vranësira mesatare deri kryesisht me reshje shiu, rrebesh dhe bubullima.

Lajmi në përditësim….

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

Lirigzona Nuredini

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini