RREBELOHEN PRONARËT E KAFITERIVE, VETËVENDOSIN TI HAPIN LOKALET PAS ORËS 20:00

Pronarët e bizneseve në fushën e gastronomisë në Preshevë kanë humbur durimin.


Vetëm dy ditë para se të bëhet një muaj i plotë nga vendimi për kufizimin e orarit të punës së bizneseve që ofrojnë shërbime në fushën e gastronomisë, pronarët e këtyre bizneseve janë rrebeluar.

Ata kanë vendosyr që nga dita e sotshme të kthejnë orarin e punës sikurse para datës së 20 korrikut, kur edhe u kufizua orari i punës nga Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme.

Ky vendim i tyre vjen si pasojë e neglizhencës nga ana e Komunës së Preshevës. Pronarët e bizneseve në fjalë kanë kërkuar takim fillimisht me Kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Pasi që nuk kanë hasur në gatishmërinë e tij për takim, të njëjtit disa ditë më vonë kanë reaguar duke paraqitur një kërkesëme shkrim përmes të cilës kanë kërkuar rishqyrtimin e masës për kufizimin e orarit të punës.

Pasi që ende nuk kanë pranuar asnjë përgjigje, ata kanë vendosur që sot të mbajnë hapur kafiteritë dhe të punojnë në orarin e rregullt të tyre 08 – 00. 

Më poshtë ju sjellim disa nga paralajmërimet e kafiterive për marrjen e këtij vendimi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS