RISHKRUHEN GRAFITET “KOSOVA REPUBLIKË” NË TË NJËJTIN VEND NË PRESHEVË

Muri që rrethonte varrezat e Preshevës ishte vendi që mbante kujtimin e demonstratave 1981-91 kundër regjimit të Millosheviqit, përmes grafitit të shkruar asokohe “Kosova Republikë”.


Me renovimin e rrethojave të varrezave të qytetit të Preshevës gjatë vitit 2019, u largua edhe pjesa e murit në të cilin ishte mbishkrimi, gjë që edhe te disa aktivist të çështjes kombëtare nxiti debat pro dhe kundër rregullimit të asaj pjese të murit.

Gjatë ditës së djeshme në Preshevë është përsëritur akti i njëjtë me kohën e demonstratave, me ç`rast në të njëjtin mur janë rishkruar grafite të reja “Republika e Kosovës” dhe “Kosova Republikë”.

Nga lexuesit e PreshevaPRESS na është raportuar se mbrëmë pas orës 19:00, Policia lokale e Preshevës ka hetuar grafitet e shkruara në mur, me ç`rast edhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

Lirigzona Nuredini

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini