RINIA E PVD-së NË PRESHEVË ME AKSION SIMBOLIK

Sot aktivistët e Forumit Rinor të Partisë për Veprim Demokratik në prag të festave të fundvitit kanë zhvilluar aktivitet në të cilin në formë simbolike i dhueuan dhurata Komunës së Preshevës duke pyetur për premtimet e dhëna më herët.


Forumi Rinor i PVD-së në Preshevë, sot kanë vendosur para objektit të Komunës së Preshevës disa dhurata me pyetjet për premtimet e bëra nga Shqiprim Arifi gjatë fushatave të mëhershme.

Mes pyetjeve të parashtruara nga të rinjtë e PVDsë përmes dhuratave simbolike për festat e fundvitit, kanë qenë ironizimi me premtimin për sigurimin e uhit të pijshëm për 24 orë në ditë, vendosja e semaforave, çështja e tenderomanisë dhe sjelljes së oligarkisë, etj.

Gjatë këtij aksioni të rinjtë e PVD-së janë pyetur nga përfaqësues të  policisë lokale por ende nuk janë bërë publike detaje të sakta se ç’farë ka ndodhur. Aktivitetete e Forumit Rinor të PVD-së kanë filluar me emërtimin e Organit të përkohshëm dhe siç duket do të vazhdojnë gjatë tërë fushatës parazgjedhore deri në mbajtjen e zgjwdhjeve tē parakohshme në vitin 2021.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS