Aktivistë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të pakënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve në qytetin e Bujanocit kanë vendosur lule në gropat e krijuara në disa rrugë kryesore të qytetit.
“Ky aktivitet shënon një protest paqësore e simbolike kundër neglizhencës së pushtetit lokal, i cili ka ndarë rreth 3 milion dinarë nga buxheti komunal për mirëmbajtjen e rrugëve, por që si duket ka vendosur ta vazhdojë gjumin dimëror”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokrtike.
Aktivistët e PD-së kanë paralajmëruar se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në rrugë tjera në komunën tonë, nëse nuk merren masa nga pushteti lokal për sanimin e këtyre rrugëve.