Rikthehet ora dimërore, të shtunën mbrëma, lëvizin akrepat

E diela e fundit e tetorit 2019, datë 27, do të shënojë ndërrimin e akrepave të orës, të cilat shkojnë 60 minuta prapa.


Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, për të pasur një orë më shumë dritë, deri ne 29 mars 2020, kur do të kthehet sërish ora verore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Fillim jave i ftohtë, gjatë javës mot i vranët e pak rreze dielli dhe me riga shiu

PreshevaPRESS

Mot i ndryshueshëm gjatë javës: Diell, vranët dhe me shi

PreshevaPRESS

Sërish rritje e çmimit të dizelit, këto janë çmimet e reja të derivateve

PreshevaPRESS