Më 3 prill në Serbi u mbajtën zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhjet për Beogradin dhe 13 qytete e komuna të tjera.
Sipas shenimeve në Komisionin Republikan Zgjedhor, në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 6502307 qytetarë, të cilët mundën të votojnë në 8267 vendvotime, prej të cilave 29 ishin në burgje dhe 77 jashtë vendit. KRZ sonte me fillim në ora 20:00 ka filluar mbledhjen rreth shpalljes së rezultateve preliminare për zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së djeshme.
Pas përpunimit të 100% të votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën, të dhënat e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) tregojnë se koalicioni “Aleksandar Vuçiq – Bashkarishtë mundemi gjithçka” ka fituar 42.97% të votave ose gjithsej 1576082 vota.
Të dhënat e mëposhtme për listat e tjera:
Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë – 11.50% ose 421697 vota.
Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës – Istvan Pastor – 1.60% ose 58714 vota.
Dr.Vojisllav Sheshel – Partia Radikale Serbe – 2.17% ose në vota 79674.
Marinika Tepiq – Të Bashkuar për Fitoren e Serbisë (Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, Partia Popullore, Partia Demokratike DUVM – VMDK, Partia e Maqedonasve të Serbisë, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, Sindikatat e Bashkuara të Serbisë “Slloga”, Lëvizja për Ndryshim, Lëvizja Serbia e Lirë, Partia Vllahe) – 13, 57% ose 497797 vota.
Dr.Milosh Jovanoviq – Shpresa për Serbinë – Koalicioni Serb Shpresa – Alternativa Nacional Demokratike – Partia Demokratike e Serbisë (DSS) – Për Mbretërinë e Serbisë (Monarkistë) – Vojislav Mihailovic – 5.39% ose 197536 vota.
Milica Gjurgjevic Stamenkovski – Partia Serbe e Patronëve – 3,74%, ose 137.243 vota.
Amaneti i Myftiut – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit – Usama Zukorliç – 0.90% ose në vota 33132.
Duhet – Veprim – Kryengritje ekologjike – Hesht – NDVBGD – Nebojsha Zellenoviq – 4.63%, në vota 169.812.
Sovranistët – Sasha Radullovic (DJB) – Milan Stamatoviç (ZS) – Dr Jovana Stojkovic (ZZS) – 2.27%, ose 83.375 vota.
Boshko Obradoviq – Lëvizja Serbe Dveri – POKS – Milosh Parandiloviq – Blloku Patriotik për Rindërtimin e Mbretërisë së Serbisë – 3.83%, ose 140.597 vota.
Së bashku për Vojvodinën – Vojvodina (Aleanca Demokratike e Kroatëve në Vojvodinë, Së bashku për Vojvodinën) – 0,64%, me 23.456 vota.
SDA Sanxhak – Dr.Sulejman Ugljanin – 0,55%, në vota 20139.
Boris Tadiq – Hajdeni njerëz – Partia Socialdemokrate – Partia e Re – 1 nga 5 milionë – Toleranca e Serbisë – Lëvizja e Gjelbër e Bashkuar e Serbisë – Partia Civile Boshnjake – Partia e Malazezëve – 1.67%, në vota 61.194.
Alternativa për Ndryshim – Alternativa Demokratike Shqiptare – 0.09%, në vota 3250.
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës – 0,26%, me 9630 vota.
Foshnjat e rrëmbyera Ana Pejiq – 0.82%, në vota 30.153.
Partia rome – Srdjan Šajn – 0,17%, ose 6.218 vota.
Aleanca e Minoritetit Rus – Milena Pavlovic, Pavle Bihali Gavrin (Lëvizja Serbo-Ruse, Partia e Ujqërve Serbo-Ruse, Lëvizja Serbe Greke) – 0,025% me 9156 vota.