Rexhepi pas themelimit të “Lëvizjes për Bujanocit” i shkruan letër të hapur Kurtit

Udhëheqësi i iniciativës së re politike të themeluar ditë më parë “Lëvizja për Bujanocin”, Driton Rexhepi, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror facebook, i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.


Rexhepi përmes një letër të hapur i drejtohet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke i kërkuar që fondin e Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës, këtë vit të menaxhohet më mirë nga viti i kaluar.

Ai mes tjerash ka  shkruar se beson që gjatë shpërndarjes së këtyre mjeteve, të themelohet komision ekspertësh të fushave përkatëse, duke aluduar se shpërndarja e këtij fondi po tentohet të keqpërdoret për fushatë elektorale.

Në vazhdim ju sjellim letrën e plotë të Rexhepit, që përmes facebook i ka drejtuar kryeministrit Kurti:

Z. ALBIN KURTI, KRYEMNINISTËR I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
I nderuar kryeministër Albin Kurti,

Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit mbështeten fortë tek kujdesi i Qeverisë Republikës së Kosovës, duke qenë të bindur thellë se Qeveria që ju drejtoni synon përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Serbi.

Linja e veçantë dhe të rregullt buxhetore në Buxhetin Vjetor të Kosovës qe shpresdhënës për shqiptarët e PMB për mbështetjen financiare për Luginën e Preshevës.

Të bindur thellë në vullnetin ei Qeverisë suaj me qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar, vëllazërishtë kërkojm nga ju që ky fond të shpërndahet nga Komisioni profesional i lëmive përkatëse që do financohen, duke patur synim financimin e projekteve që kanë qëndrueshmëri;
-fondi të mos shpërndahet në periudhën zgjedhore në Preshevë e Bujanoc e vetmja mënyrë për të eliminuar çdo dyshim për ndarje jo të drejtë;
-prioritet të mbetet interesi i qyetatarit.

Duke qenë të bindur se mbështetja financiare do vazhdojë edhe vitet e ardhshme, e pse ajo të mos jetë jetë më e madhe sesa sivjet, duam të besojm se gjatë shpërndarjes së këtyre mjeteve, të themelohet komision ekspertësh të fushave përkatëse, dhe se nuk do lejoni të futen ekzekutor të cilët kanë përgjgegjësi të rëndë për gjakderdhjen financiare!

Sinqerisht,
Driton Rexhepi
Lëvizja për Bujanocin

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu paralajmëron protestë gjithëpopullore në Luginë

PreshevaPRESS

Drejtuesit e Frontit për Ndryshim takohen me Ambasadorin e OSBE-së

PreshevaPRESS

Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

PreshevaPRESS