Reshje dhe intervale me diell, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Sipas të dhënave hidrometeorologjike, java e ardhshme në Luginën e Preshevës do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.


Gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje të shiut të shoqëruara me shkarkime rrufesh, por herë pas here do të ketë edhe intervale me diell, sidomos në orët e mesditës.

E hënë: Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona, vranësirat mund të sjellin reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të sillen nga 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 26°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

E martë: Pritet mot kryesisht i vranët me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5 dhe 8°C, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 23°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

E mërkurë: Moti do të jetë i vranët me periudha të shkurtra me diell. Reshjet dhe shkarkimet rrufesh do të jenë të pranishme. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6 dhe 9°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 19 dhe 24°C. Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8 m/s.

E enjte: Moti do të jetë kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. Parashihen reshje të dobëta shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 22°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.

E premte: Moti mbetet i ngjashëm me ditët e mëparshme, me diell dhe vranësira të shpërndara. Lokalisht priten reshje të dobëta. Temperaturat minimale do të sillen nga 6 deri në 8°C, ndërsa maksimalet nga 17 deri në 21°C. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rreziqet që vijnë nga konsumi i kafes esëll

PreshevaPRESS

Mot me riga shiu dhe diell në pesë ditët e ardhshme

PreshevaPRESS

Nga 1 prilli automjetet mund të përdorin gomat e verës në komunikacion

PreshevaPRESS