Reagon NATO pasi Serbia u armatos me sistemin raketor rus

NATO ka reaguar përmes një deklarate ku ka thënë se Serbia dhe NATO janë partnerë të ngushtë dhe se ajo është e lirë që të përcaktohet për marrëveshjet politike dhe të sigurisë.


“Serbia ka të drejtë të zgjedh lirisht marrëveshjet e saj politike dhe të sigurisë. NATO dhe Serbia janë partnerë të ngushtë dhe ne jemi të përkushtuar për forcimin e partneritetit tonë me Serbinë, me respekt të plotë për politikën e saj të neutralitetit,” thuhet në një përgjigje të Aleancës, të pyetur nga REL, në lidhje me shpërndarjen e sistemit raketor antiajror “Panzerir S1”, të cilin Serbia e bleu në bazë të marrëveshjes së vitit 2019.

Gjatë fundjavës që e lamë pas, në Serbi kanë arritur sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, Pantsir S1, pavarësisht paralajmërimit për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e dha njoftimin të dielën në televizion një ditë pasi ministri i mbrojtjes konfirmoi se fillimisht vendi do të pajiset me dy nga gjashtë sistemet e premtuara.

Vuçiqi la të kuptohet se këto sisteme janë blerë pas sugjerimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Këto sisteme mund të përdoren kundër raketave, aeroplanëve dhe dronëve.

Dërgimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore erdhi vetëm një javë pas vizitës së ministrit rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu, në Beograd.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Çfarë dihet për ‘fazën e parë’ të marrëveshjes së paqes në Gaza, që pritet të nënshkruajë Izraeli dhe Hamasi

PreshevaPRESS

Skandal në Harvard: Universiteti përballet me padi për trafik organesh nga morgu

PreshevaPRESS

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

PreshevaPRESS