Pas dështimit të mbajtjes së seancës së parë të Kuvendit të Preshevës për tri herë radhazi, sot me tentativën e katërt, koalicioni qeverisës ka arritur të mbajë seancën e Kuvendit Komunal të Preshevës.
Gjatë kësaj seance këshilltarët e koalicionit qeverisës në Preshevë kanë kaluar 27 pika të rendit të ditës me nga vetëm 20 vota pro, pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim pasi që opozita ka bojkotuar punimet e kësaj seance.
Këshilltarët e koalicionit qeverisës në kohë rekord kanë kaluar 27 pika të rendit të ditës, të cilat kishin të bëjnë me raportet e vitit 2019 të instituvioneve publike në Preshevë dhe planet e tyre për vitin 2020.
PreshevaPRESS ka raportuar gjatë javës së kaluar se gara dhe mospajtimet brenda APN-së për emrin e kandidatit për deputet nga radhët e kësaj partie në listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare, ka krijuar përçarje edhe në qeverisjen lokale në Preshevë, gjë që ka shkaktuar edhe për tri herë shtyerjen e seancës së parë të Kuvendit Komunal të Preshevës.
Ardita Sinani, kryetarja e degës së PVD-së në Preshevê, pas përfundimit të seancës ka reagur përmes një shkrimi në facebook, të cilin e ka titulluar “Ky pushtet i çoroditur”.
Mes tjerash Sinani thot se tntativat e dëshpëruara (diç i quan ajo) për mbajtjen e seancave me dështime të njëpasnjëshme nuk i bëjnë mirë këtij pushteti e aq më pak qytetarëve të Komunës së Preshevës.
Kryetarja e degës së PVD-së për Preshevë, Ardita Sinani, në kuadër të shkrimit të saj të publikuar në facebook, rikujton për premtimet megalomane, mashtrimet dhe punësimet partiake të cilat sipas Sinanit një ditë do ta shembin këtë pushtet nga pesha e mëkateve të saja.
Në vijim po ju sjellim reagimin e plotë të Sinanit.