Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të një dokumenti ku ajo kishte nënshkruar një marrëveshje për kompaninë e Faton Dalladakut.
Në reagimin e saj, Haxhiu thotë se ajo fotografi është bërë më shumë se 10 vite më herët.
Ajo e ka quajtur këtë si luftë speciale ndaj saj.
Reagimi i plote:
Disa portale paskan publikuar një dokument ku ishte emri im dhe lajmit i ishte dhënë aso kuptimi që të aludohej se ishte ndonjë krim apo skandal.
Për sqarim të opinionit publik ky dokument është i mbi 10 viteve kur unë e kam vendosur emrin tim në cilësinë e përfaqësues ligjore të asaj kompanie aso kohe dhe për më tepër është dokument i shkruar dhe evidentuar, nuk ka asgjë sekrete e të fshehur aty.
E kuptoj luftën e egër të zhvatësve nëpërmjet portaleve të caktuara që tentojnë që çdo punë ligjore të tentohet të përkthehet si punë kundërligjore.
E kuptoj edhe luftën speciale të këtyre zhvatësve me qëllim të njollosjes së integritetit tim.
Pavarësisht kësaj, unë do t’i shkoj deri në fund punës time të ndershme pavarësisht sfidave.
Zhvatësit kot e kanë sepse sulmet e tilla nuk na ndalin.
Dhe në fund sa i përket ish drejtorit të Agjensionit Rrahim Rama, tashmë kam bërë padi kundrejt tij. Me të do ballafaqohem në Gjykatë.
Por po ashtu do bëjmë njoftim për policinë për gjitha shkeljet që ka bërë gjatë kohës sa ishte drejtor në këtë Agjension.