RAPORTET KOSOVË-SERBI DHE LUGINA PAS SAMITIT TË BERLINIT

Pas Samitit të Berlinit dhe atij Brdo-Brijunit në Tiranë, sot në Bruksel mblidhen Ministrat e Jashtëm të BE-së për të diskutuar lidhur mbi aktualitetet politike në skenën ndërkombëtare, duke i kushtuar një pjesë të rëndësishme edhe takimeve të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë dhe Berlin.

Samiti i Berlinit u përfol si takimi i cili stopoi idenë për ndryshimin e kufijve, ide së fundmi e promovuar dhe nën autorësi të Presidentit Thaçi, por e përmendur 30 vitet e fundit si zgjidhje e mundshme afatgjate për Ballkanin Perëndimor.

Siç duket, çdo ditë e më shumë personalitete të njohura si shqiptare po ashtu edhe nga rajoni, pas samitit të Berlinit po braktisin Thaçin dhe idenë për “korrigjim kufijsh” siç preferon ta quan ai, dhe po dalin në anën e kryeministrit Haradinaj.

Por si u pritën konkluzionet e Samitit të Berlinit në Luginën e Preshevës?

Në momentin kur Presidenti Thaçi doli dhe promovoi idenë e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, për herë të parë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës krijuan pritshmërinë se erdhi momenti për të realizuar kërkesën e referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, vullnetin popullor për autonomi administrativo-kulturore dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Kryetari i Bujanocit, njëherë edhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, z.Shaip Kamberi, Samitin e Berlinit e pa si hap drejt vendosjes së paqes në Ballkanin Perëndimorë, finalizimin e rrugës së Kosovës të nisur në vitin 1999 dhe integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Për dallim nga Kamberi, Kryetari i Kuvendit të Preshevës, z.Sami Salihu mendon se shqiptarët e Luginës krijuan pritje të mëdha nga ideja e Thaçit, derisa, për takimin e Berlinit flet me skepticizëm pasi që siç thotë ai për PreshevaPRESS, Bashkimi Evropian nuk është efikas në trysninë për arritjen e qëllimeve në politikat e jashtme.

Edhe për kundër dallimeve në mënyrën se si e shohin zgjidhjen e këtij problemi, shumica e politikanëve shqiptarë pa marrë parasysh vendin, kanë një emërues të përbashkët. Të gjithë mendojnë se marrëveshja do të arrihet vetëm atëherë kur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë do të inkuadrohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me potencial të plotë të tyre.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS