Rama: Nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, i respektoj të gjithë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën Spanjolle “El Mundo”, teksa ndodhet në Madrid në kuadër të një vizite dy ditore ka folur edhe për zgjedhjet që do mbahen nesër në Kosovë.


I pyetur se çfarë rezultatesh pret nga këto zgjedhje, Rama thotë se nuk ka asnjë preferencë me fituesin, pasi me të gjithë kandidatët ka një marrëdhënie të mirë.

“Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me gjithë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull. I uroj për mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë”, ka deklaruar Rama, raporton TCH.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në Kosovë për asgjësim të dokumenteve të votimit

PreshevaPRESS

Osmani ftohet nga Trump të bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes

PreshevaPRESS

Video / Dhëndrri dhe vajza e Donald Trump mbërrijnë në Vlorë

PreshevaPRESS