RAGMI MUSTAFA: NUK KEMI PRITJE TË MËDHA NGA QEVERIA E RE E KOSOVËS

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, ka bërë me dije se nuk ka përmirësim të gjendjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.


Ai ka thënë se edhe më tutje shqiptarët nuk mund t’i realizojnë të drejtat e veta individuale dhe kolektive.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Epoka e re”, Mustafa ka thënë se nuk kanë pritje të mëdha as nga qeveria e ardhshme e Kosovës.

Megjithatë, ai ka kërkuar nga qeveria e re që pjesë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë të bëhet edhe çështja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sipas Mustafës, është treni i fundit që shqiptarët në Luginë të Preshevës ta kenë lirinë e tyre, përkatësisht të bashkohen me Kosovën.

Pavarësisht prej vështirësive, ai ka shprehur optimizëm për realizimin e këtij projekti. /RTV Aldi

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

Lirigzona Nuredini

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini