QEVERIA E KOSOVËS SË SHPEJTI DO TË NIS KONTIGJENTIN E PARË ME NDIHMA PËR BUJANOCIN

Sot gjatë ditës, zëvendëskryeministri Haki Abazi ka kontaktuar kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberit, të cilit i ka kumtuar se Qeveria e Kosovës, së shpejti do të nis kontigjentin e parë me ndihma për Komunën e Bujanocit, raporton Luginalajm.


Sipas një burimi, përveç paisjeve mjekësore, Komuna e Bujanocit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i ndihmohet edhe bizneseve të vogla lokale, me që kriza nga pandemia, ka ndikuar edhe në veprimin e tyre.

Siç merrë LuginaLajm, zëvendëskryeministri Abazi ka kontaktuar edhe Florim Sahitin, këshilltar komunal në Medvegjë nga radhët e PVD-së, mbi mundësinë e ndimës së shiptarëve të asaj komune./LuginaLajm/

ARTIKUJT E NGJASHËM

Dështon takimi i paraparë mes Kryetarit të Trupit Koordinues dhe atij të KKSH-së, shkak flamuri kombëtar shqiptar

PreshevaPRESS

Vizita e Martinoviq dhe Mitroviq në Preshevë

PreshevaPRESS

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

PreshevaPRESS