Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë organizon “Javën e Solidaritetit”

Organizate jo qeveritare “Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit” (QSA)  me seli në Preshevë, për nderë të bashkëatdhetarëve që do të qëndrojnë për pushime në vendlindje, do të organizojë javën e Solidaritetit.


Me fillim më 15 korrik, Qendra e Solidaritetit dhe Avnacimit do të organizojë për pesë ditë me rradhë “Javën e Solidaritetit”, duke organizuar aktivitetet të ndryshme me karakter bamirësie.

“Do të përjetojmë së bashku aktivitete dhe angazhime të shumta, të realizuara me mbështetjen e bashkëpunëtorëve dhe bamirësve tanë.” kane thene ne njoftim ne rrjetin social facebook QSA.

Në kuadër të këtij oranizimi pesëditorë, më 15 korrik do të organizohet aktiviteti i quajtur “Bukë dhe Shpresë”, më 16 korrik “Gruri i Solidaritetit”, më 17 korrik “Solidaritet përmes pikturës” dhe më 18 korrik “Solidariteti në Sport”.

Detajet në lidhje me këto aktivitete mundeni të i gjeni në faqen e Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit në rrjetin facebook.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS