Qazimi: Mosmarrëveshje për ndarjen e 3 milionë eurove të Kosovës në KKSH

Anëtari i Këshillit Kombëtar Shqiptar nga rradhët e Alternativës për Ndryshim, Levent Qazimi, ka shfaqur sot pikëpyetjen nëse anëtarët e koalicionit në këtë institucion nuk po mund të merren vesh rreth ndarjes së 3 milionë eurove nga Kosova.


Këto komente Qazimi i ka bërë pasi kishte dështuar mbajtja e mledhjes së kuvendit të KKSH-së.

Postimi i Qazimit:

Brenda 1 viti qeverisje, KNSh dështon 3 herë të mbajë seancat e parapara.

Sot ishte hera e tretë, pa shpjegime shtyhet seanca e cila ishte thirrue të mbahet në ora 11:00. A ka të bëjë kjo me mosmarrëveshjet për ndarjen e 3 milionë eurove të Kosovës?!

Kështu funksionojnë gjërat kur ska parime dhe e vetmja mënyrë e funksioninit është interesi personal e partiak.

Ndryshe, seanca e KKSH-së e paraparë të mbahet  sot në orën 11:00, është anuluar përmes thirrjeve telefonike që kanë pranuar këshilltarët nga administrata e këtij institucioni, vetëm një orë para fillimit të sajë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në seancën e fundit ka miratuar udhëzimin për shpërndarjen e Fondit të Qeverisë së Kosovës për Luginën.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS