PVD NUK PRANON ROTACIONIN, KËRKON MANDAT TË PLOTË TË KRYETARIT

Partia për Veprim Demokratik mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, ku ka diskutuar për pozitën e saj në bisedimet për krijimin e qeverisjes së re së bashku me PDSH, LR dhe UDSH.

Sot gjatë ditës PVD ka lëshuar komunikatë për opinionin publik duke refuzuar rotacionin e pozitës së kryetarit të Komunës së Preshevës.

Ajo përmes kësaj komunikate thot se parimi i rotacionit ku ndahet mandati i të njëjtit funksion midis përfaqësuesve të partive të ndryshme është praktikë e dëshmuar si joefikase në përformansë qeverisëse.

Në vazhdim ju sjellim komunikatën e plotë të PVD-së të publikuar në faqen e saj në facebook:

PRESHEVA KA NEVOJË PËR QEVERISJE TË MIRË NGA OPOZITA, JO PËR ARRNIM PUSHTETI PËRMES PARIMIT TË ROTACIONIT

Mbrëmë, në mbledhjen e saj të kryesisë dhe këshilltarëve të dalur nga zgjedhjet e fundit të parakohshme lokale, Partia për Veprim Demokratik nuk e ka mbështetur propozimin e Partisë Demokratike Shqiptare, për ndarjen e mandatit të kryetarit të Komunës me parimin e rotacionit.

Parimi i rotacionit ku ndahet mandati i të njëjtit funksion midis përfaqësuesve të partive të ndryshme është praktikë e dëshmuar si joefikase në përformansë qeverisëse.

Partia për Veprim Demokratik mbetet e bindur dhe e vendosur se nuk mund të kemi qeverisje më të mirë me mendësi dhe metoda të vjetëra.

Shqiprim Arifi është dëshmia më e mirë se ndryshimi nuk sjell përparim dhe zhvillim nëse nuk shoqërohet me qeverisje më të mirë.

Sot është momenti që ndryshimin ta bëjmë edhe duke ndërtuar qeverisje të mirë, e jo vetëm ta sajojmë të ndryshmen përmes rotacionit të emrave të tjerë në pushtetin e njëjtë.

Komuna e Preshevës ka nevojë për qeverisje reformatore që bën shkëputjen me të tashmën dhe të kaluarën, por edhe që ndërton shpresë dhe mundësi për të ardhmen.

Ky është vullneti i shumicës i qytetarëve që votuan në zgjedhjet e fundit për partitë opozitare shqiptare. Qytetarët thanë se duan pushtet tjetër, por edhe më të mirë. Qytetarët kërkuan Shqiprim Arifin dhe Listën Serbe në opozitë, si dhe opozitën e sotme në pushtet.

Në përputhje dhe në respekt të këtij vullneti popullor, Partia për Veprim Demokratik mbetet e përkushtuar për arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse me Partinë Demokratike Shqiptare, Lëvizjen për Reforma dhe Unionin Demokratik Shqiptar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS