PVD NË PRESHEVË VENDOS PRO KRIJIMIT TË SHUMICËS SË RE

Pas ngjarjeve politike të djeshme dhe gjatë mëngjesit të sotshëm, dega e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë ka mbajtur mbledhje me strukturat e veta.


Në kētë mbledhje, dega e PVD-së në Preshevë ka marrë vendim pro krijimit të një shumice të re në Preshevë, me ç’rast do të sjellë deri te shkarkimi i Shqiprim Arifit nga posti i kryetarit të Komunës së Preshevës.

Burimet e PreshevaPRESS nga mbledhja e sotshme, e cila ka përfunduar pak minuta më herët thonë se dega e PVD-së në Preshevë ka pranuar kushtin e vetëm për krijimin e kësaj shumice nga ana e LR-së, e që është që posti i kryetarit të i takojë Sami Salihut.

Së shpejti pritet që PVD tëdalëme komunikatë për tësqaruar opinionin rreth vendimit të marrë dhe qëndrimin partiak rreth hapave të mëtutjeshëm.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

PreshevaPRESS

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

PreshevaPRESS

Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

PreshevaPRESS