PVD FTON APN-në TË PËRCAKTOJË KANDIDATIN E SAJ PËR DEPUTET

Kumtesë e Kryesisë së Partisë për Veprim Demokratik

Kryesia e Qendrore e Partisë për Veprim Demokratik, në mbledhjen e sotme, ka vlersuar lartë përgjegjësinë dhe sjelljen e qytetarëve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme e cila erdhi si pasojë e virusit COVID19 dhe ka faleminderuar qytetarët e Luginës së Preshevës për kontributin e dhënë gjatë kësaj faze të vështirë.

Tash, pas kalimit të kësaj gjendje PVD do të vazhdojë me aktivitetet e saja të rregullta politike dhe zgjedhore.

Meqë vazhdimi i procesit zgjedhor nënkupton që me 21 qershor do të mbahen zgjedhjet lokale dhe parlamentare, Kryesia e PVD-së rikonfirmoi këmbëgulësinë për ruajtjen dhe jetësimin e Marrveshjes rreth Listës së unifikuar për zgjedhjet parlamentare, të nënshkruar në Tiranë me ndërmjetësimin e Ministrit Cakaj.

Në këtë aspekt u konstatua se PVD dhe shumica e partive tjera nënshkruese të marrveshjes kanë përfunduar procedurën e përcaktimit të kandidatëve të tyre dhe kështu e kanë përmbushur obligimin për fillimin e procedurave rreth grumbullimit të nënshkrimeve.

Duke e marr parasysh faktin që zgjedhjet do të mbahen me 21 Qershor dhe që na pret grumbullimi i 10.0000 nënshkrimeve, Kryesia e përgjithshme e PVD-së inkurajon APN-në që sa më shpejtë të përfundoj procesin e përcaktimit të kandidatëve të tyre për deputet dhe të hap rrugën për fillimin e pregaditjeve konkrete për pjesmarrje në zgjedhje.

Opinioni i gjerë dhe përkrahësit e PVD do të njoftohen me kohë për fillimin e grumbullimit të nëshkrimeve përkrahëse.

Për PVD-në dhe Kryesinë e sajë, Lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare nënkupton marrje një përgjegjësie të veçantë politike dhe si të këtillë do të vazhdojë ta trajtojë.

Njëkohësishtë, Kryesia e PVD-së falënderon Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës për ndarjen e paketës finaciare prej 500.000 euro për të ndihmuar Preshevën Bujanocin dhe Mevdegjën. Vërtetë kjo nënkupton ndërtimin e një standardi të ri të trajtimit të Luginës së Preshevës nga institucionet e Kosovës.

PVD mendon se praktikat e këtilla duhet të institucionalizohen dhe ndihmat që duhet të vijnë nga Kosova dhe Shqipëria të jenë të rregullta e jo të varen vetëm nga situatat emergjente.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS