Probleme me materialet zgjedhore në Preshevë, Bujanoc dhe Vranjë: Mungojnë fletëvotime dhe ndërrohen thasët

Anëtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK) në Serbi kanë ngritur shqetësime për parregullsi gjatë dorëzimit dhe kontrollit të materialeve zgjedhore në rrethin e Pçinjës, ku përfshihen Presheva, Bujanoci dhe Vranja.


Sipas diskutimeve në mbledhjen e RIK-ut, në Preshevë dhe Bujanoc janë konstatuar raste të ndërrimit të thasëve me material zgjedhor. Ndërkaq, në një vendvotim në Bujanoc raportohet se mungojnë 10 fletëvotime.

Sipas anëtarit të RIK-ut, Fadil Aliti, në një vendvotim në Bujanoc mungojnë 10 fletëvotime. Gjithashtu, dy kryetarë të këshillave zgjedhorë kanë marrë gabimisht thasët me material zgjedhor dhe më pas i kanë ndërruar mes vete.

Probleme janë evidentuar edhe në vendet e tjera të qarkut. Në Tërgovishtë janë gjetur dy fletëvotime më shumë, ndërsa në Vranjë është ngritur çështja e dorëzimit të materialit zgjedhor te zëvendëskryetari i këshillit zgjedhor, në vend të kryetarit.

Anëtarja e RIK-ut, Sofija Mandiq, ka paralajmëruar se këto raste ngrenë pikëpyetje mbi respektimin e procedurave zgjedhore dhe përputhjen e numrit të fletëvotimeve me evidencat përkatëse.

Sipas raportimeve të Nova.rs, është paralajmëruar kontrollimi i thasëve me material zgjedhor, për të verifikuar nëse përmbajnë të gjithë materialin e paraparë.

Deri në këtë fazë, bëhet fjalë për parregullsi të raportuara gjatë dorëzimit dhe kontrollit të materialeve zgjedhore, ndërsa përgjegjësia dhe ndikimi i tyre në proces mbeten për t’u sqaruar. /Preshevacom/

ARTIKUJT E NGJASHËM

Salihu: KKSH-ja nuk e shfrytëzoi potencialin e saj, premton më shumë angazhim, përgjegjësi dhe transparencë

PreshevaPRESS

PVD dhe Aleanca për Luginën nënshkruajnë marrëveshje për të garuar me listë të përbashkët në zgjedhjet e KKSH-së

PreshevaPRESS

Koalicioni shqiptar mbetet me dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas vlerësimeve preliminare

PreshevaPRESS