Prezentojet si drejtor i Portit të Durrësit nga Balluku, Liburn Aliu: Jam i nderuar

Zëvendës ministra dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku ka prezantuar sot drejtorin e ri të Portit të Durrësit, ish-ministrin e kabinetit të Albin Kurtit, Liburn Aliu.


Gjatë fjalës së tij ai ka falënderuar Ballukun dhe kryeministrin Edi Rama që i besuan këtë post, ndërsa tha shpreson të shihen sa më shpejt rezultatet dhe sukseset në drejtimin e Portit.

Aliu, i cili ka studiuar disa vite në Shqipëri në kohën e gjimnazit, tha me humor se ndoshta tani në Shqipëri e ‘shohin si të Kosovës’, ndërsa kur ishte në detyrë në Kosovë, ‘e shihnin si të Shqipërisë’.

“Jam i nderuar, e falënderoj republikën e Shqipërisë, kryeministrit dhe ministren që ma besuan këtë detyrë. Ju këtu më shihni si të Kosovës, atje më shohin sit ë Shqipërisë, nuk është e lehtë… por gjithsesi këtë detyrë do ta bëjmë bashkë dhe uroj të kemi sukses dhe në tre vite portin e mallrave ta shohim të realizuar e më pas të lidhur me të gjitha rrjetet rrugore e hekurudhore me gjithë rajonin”, u shpreh ai. /TOP Channel

ARTIKUJT E NGJASHËM

Në përgatitje Ligji më i ashpër për komunikacion në Serbi, 17 risitë kryesore

PreshevaPRESS

Tirana ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

PreshevaPRESS

Ambasada e Kosovës del me njoftim pas tërmetit në Turqi

PreshevaPRESS