PreshevaPRESS ka mësuar se opozita do të kontestojë seancën e fundit të Kuvendit të Preshevës në Gjykatë

Partitë opozitare do të vazhdojnë betejën për të kontestuar seancën e Kuvendit të Preshevës të mbajtur më 23.07.2023.


Këshilltarët e partive opozitare në Preshevë do të kontestojnë seancën e Kuvendit të Komunës së Preshevës të mbajtur të dielen e fundit më 23.07.2023 ka mësuar PreshevaPRESS nga burimet e veta brenda opozitës.

Opozita ka konstatuar se seanca e datës 23.07.2023 është thirrur në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Kuvendit të Preshevës dhe do të paraqesëankesë në tëgjitha organet kompetente si Gjykata Administrative, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, si dhe organet e tjera që merren me mbikqyrjen e punës së Kuvendeve të vetëqeverisjes lokale.

Disa nga parregullsitë e thirrjes së seancës që këshilltarët e opozitës kanë numëruar si shkelje për thirrjen e seancës janë afati kohor dhe arsyeshmëria e thirrjes së seancave të jashtëzakonshme të Kuvendit të përcaktuar me ligj dhe rregullore, si dhe mosdërgesa e materjaleve dhe ftesës për seancë këshilltarëve të Kuvendit.

Këshilltarët e opozitës nuk kanë dashur të flasin dhe komentojnë më gjërsisht informacionin e dhënë në kushte anonime për PreshevaPRESS, duke sugjeriar të kontaktohdn zhefat e grupeve të këshilltarëve të Kuvendit të Preshevës për më shumë detaje.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS