PRESHEVA PA AKTIVITETE PËR DITËN BOTËRORE TË QUMSHTIT

Një qershori cilësohet si dita ndërkombëtare e qumshtit, një aktivitet ky i cili po merr hov të madh që nga viti 2001.


Me një process të vecantë I cilësuar si ‘’ vendi I qumështit’’ festoon Gjermania me më shumë se 100.000 fermerë që punojnë për konsumimin e produkteve të bylmetit  me anë të së cilave festojnë duke ekspozuar produktet e tyre, si djathi kaqkavalli, qumështi kosi dhe të tjera. Aspak e rastësishme nuk korenspondon me ditën ndërkombëtare të fëmijëve, pasiqë të njejtët janë konsumuesit besnik të qumshtit që me anë të sajë , aftësohen fizikisht dhe mendërisht duke I dhënë vetes përfitime shëndetësore. Në Preshevë , prodhimi I qumështit mbetet një biznes I shumë familjeve , nga I cili sigurojnë mbijetesën e tyre.  Në bazë të bisedës që kemi realizuar me njërin nga grumbulluesit  më të mëdhenjë  të qumshtit kryesisht nga qumështorja ‘’Doda’’  numri total I shitjes së  qumshtit në ditë korrespondon me 3000 litra.

‘’Ne mundemi me mrri deri në 200 familje që sjellin qumsht te ne , tregu është shum zvogluar te ne jemi të  kufizum në pikpamje tashme ju edini qe me kosoven 1 vjet e gjysmë  skemi punu kemi humb goxha shumë në Kosovë , kemi qene deri në Bujanoc , Ternoc shumë pak .E gjithë sasinë  nuk mundemi me shit iu dergojm kolegve tanë të cilët e kanë tregun më të gjerë. Në VrAjë  përshembull nuk kemi shitje hiç nuk e marrin , në Kosov kemi pas , Preshev Bujanoc është shum pak .Kapaciteti jon eshte 3 mij litra në orë qumësht por shitja na zvogelon atë  dëshirë’’ shprehet Musheref Memeti, njëri nga grumbulluesit më të mëdhenj të qumështit në Preshevë.

Dihet që përdorimi i qumështit daton 7000 vjet më parë. Në të kaluarën, qumështi ka qënë një luks dhe përdorej vetëm nga familjet e pasura dhe mbretërore, ku lopët dhe delet vlerësoheshin shumë për shkak të aftësisë së tyre për të dhënë qumësht të pijshëm.. Sot rekomandohet përdorimi i rregullt i qumështit të pijshëm jo vetëm për fëmijët e vegjël, por edhe për të rriturit duke e konsumuar të paktën një gotë në ditë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS