Sipas të dhënave të Entit Republikan të Statistikave, në korrik 2025 rroga mesatare në Preshevë arriti 73.877 dinarë, duke e vendosur komunën në fund të listës së rrethit të Pçinjit, derisa pak më mirë gjendet Bujanoci, me një rrogë mesatare 76.553 dinarë, por edhe ajo nën mesataren e rajonit dhe të Serbisë.
Në krahasim, komunat e tjera të rrethit të Pçinjës si Vlladiçin Han (86.859 dinarë) dhe Surdulicë (84.612 dinarë) shënojnë paga më të larta, duke treguar një hendek të qartë ekonomik brenda rajonit.
Sipas të dhënave të Entit Republikan të Statistikave, këto janë rrogat në rrethin e Pçinjës:
- Vlladiçin Han – 86.859 dinarë
- Surdulicë – 84.612 dinarë
- Trgovište – 81.012 dinarë
- Bujanoc – 76.553 dinarë
- Bosilegrad – 81.122 dinarë
- Vranjska Banja – 77.102 dinarë
- Presheva – 73.877 dinarë
Në nivel shtetëror, rroga mesatare bruto për korrik 2025 ishte 150.646 dinarë, ndërsa neto arriti 109.071 dinarë. Mediana e rrogës neto ishte 85.000 dinarë, që tregon se gjysma e të punësuarve marrin më pak se kjo shumë.
Situata tregon se, edhe pse rrogat në Serbi janë në rritje nominale dhe reale, Presheva dhe Bujanoci mbeten ndër komunat me të ardhura më të ulëta, duke reflektuar sfidat ekonomike të qyteteve të vendit.