Policia iraniane kërkon nga vllau i Shqiprim Arifit të mos dalë pa mbulesë

Policia e moralit në Iran e ka ngatërruar një trajner me një grua, për shkak të flokëve të tij të gjata, duke i dërguar mesazh në telefon për gjoja shkeljen e ligjit iranian për hixhabin, pasi ishte kapur nga kamera e trafikut duke vozitur.


Shpejtim Arifi, shqiptar me nënshtetësi gjermane, është vëllau i kryetarit të APN-së, derisa punon si trajner i ekipit të juniorëve të Persepolis. Në Iran ai njihet si një golashënues i fortë gjatë kohës së tij si futbollist profesionist për Persepolis.

Arifi është shumë i njohur në Iran, kryesisht për futboll e pjesërisht për modelizëm dhe nga paraqitjet e tij në televizion.

Ai po e voziste makinën e një mikut të vet në Teheran kur telefoni i mikut e pranoi një mesazh nga policia.

“Mesazhi telefonik na tronditi në fillim, sepse më kishin ngatërruar me një grua pa hixhab. Mendoj se kamerat e trafikut më kanë fotografuar”, tha Arifi për Sports News.

“Miku im mbeti i habitur fillimisht, por pastaj qeshëm me lot. Më vonë, shumë miq më telefonuan apo dërguar mesazhe për t’u tallur me këtë incident”, shtoi ai.

Arifi shpjegoi se flokët e gjata i mban që nga mosha 18-vjeçare dhe se nuk e ka ndër mend t’i shkurtojë ato.

“Kam jetuar në Iran për shumë vjet me këtë dukje dhe kurrë nuk kam pasur telashe. Mendoj se ky ishte një keqkuptim dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”, nënvizoi ai. /Periskopi

ARTIKUJT E NGJASHËM

“Ekonomia shpëton Luginën”: Nga diskutimet te përpjekja për ta kthyer bashkëpunimin ekonomik në rezultate konkrete

PreshevaPRESS

Dorëhiqet studiuesi i “Anthropic”, lëshon paralajmërimin e frikshëm për IA-në

PreshevaPRESS

Pas 30 vitesh zbardhet vrasja e Tupac Shakur – Ish-lideri i bandës shpallet fajtor në Las Vegas

PreshevaPRESS