PreshevaPRESS ka raportuar për përçarjet e mëdha tani më të parikoperueshme që janë krijuar si pasojë e përçarjeve rreth emrit të kandidatit për deputet në listën e përbashkët të partive shqiptare të Luginës, nga kjo parti.
Nënshkrimi i marrëveshjes së iniciuar nga Tirana, për themelimin e një liste të vetme zgjedhore të shqiptarëve të Luginës për zgjedhjet parlamentare të Serbisë u promovua si lajm pozitiv dhe historik. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, brenda APN-së filloi përçarja dhe krijimi i fraksioneve që mbështetnin tri kandidaturat tanimë të njohura për publikun.
APN thirri mbledhjen e kryesisë më 15.03.2020 për të vendosur për emrin e kandidatit kryesor të kësaj partie për deputet, por ajo u ndërpre me arsyetimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi. Edhe pse kriza e krijuar nga koronavirusi Covid19 u pa si mundësi për të fituar kohë dhe punuar në ftohjen e gjakrave mes fraksioneve, kjo gjë shkoi edhe më keq duke thelluar përçarjen deri në nivel të pamundshëm për të u rikuperuar.
PreshevaPRESS ka raportuar e para se APN ka thirrur mbledhjen për mbrëmjen e sotme por pa përfaqësues të degës së Bujanocit dhe Medvegjës. Me këtë rast vetëm 30 min para afatit para fillimit të mbledhjes, ka reaguar zavendës kryetari i komunës së Preshevës njëherit zavendëskryetar edhe në APN, Armend Aliu.
Ai përmes reagimit të tij në facebook ka thënë se mbledhja e sontme është jolegjitime dhe pa kuorum, duke e postuar edhe foton e listës që tregon emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të kryesisë së APN-së.
Në vazhdim po ju sjellim reagimin e plotë të Armend Aliut.