"Tiger" der "Patrouille Suisse" begleiten einen F-18 am Samstag, 13. Juni 1998 ueber der Grossen Almmend von Frauenfeld.Nachdem der militaerische Grossanlass am Freitag arg veregnet wurde, gen ossen Armeeangehoerige und Zuschauer den zweiten Armeetag am Samstag bei strahlendem Sonnenschein. (KEYSTONE/Martin Ruetschi)

Përplasen dy avionë të patrullës ajrore zvicerane

Këto dy fluturake megjithatë ishin në gjendje të ulen në mënyrë të sigurt pas përplasjes dhe pilotët nuk kanë pësuar fare lëndime.


Dy avionë nga ekipi aerobatik ushtarak  “Patrouille Suisse” kanë prekur njëri-tjetrin gjatë një fluturimi stërvitor pranë Zug-ut të enjten, transmeton albinfo.ch.

Këto dy fluturake megjithatë ishin në gjendje të ulen në mënyrë të sigurt pas përplasjes dhe pilotët nuk kanë pësuar fare lëndime, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes DDPS, shkruan srf.ch.

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë, në këtë përülasje janë përfshirë dy avionë të tipit Tiger F-5.

Detaje të tjera nuk dihen ende. Të premten, ekipi aerobatik duhet të ofrojë një spektakël ajror në Festivalin Federal Yodell, që mbahet në Zug. Policia ushtarake ndodhet në vendngjarje për të hetuar rastin.

Një pjesë e njërot nga aeroplanët ka rënë në oborrin e një ndërmarrjeje, në Baar të Kantonit Zug, përcjell albinfo.ch. Me këtë rast, një person i pranishëm aty ka pësuar lëndime të lehta

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lajm i mirë për ata që duan të marrin shtetësinë gjermane- lehtësohen procedurat

PreshevaPRESS

Ukraina nën sulme ajrore, Zelensky arrin në samitin e G7-ës në Japoni

PreshevaPRESS

Emigroi 9 vjeç, Sindi Manushi u bë të dielën kryebashkiakja e parë shqiptare në Itali

PreshevaPRESS