Foto: FB/Shtëpia e shëndetit "Presheva" Preshevë

PËRKEQËSOHET GJENDJA PANDEMIKE NË PRESHEVË

Trembëdhjetë raste të reja me Covid 19 ka paraqitur udhëheqësi i Kovid Qendrës në Preshevë, Flakron Sabedini.


Sipas tijë statistikisht ekipi shëndetësor Covid 19 nga java e kaluar po përballet me një rritje 300% më të lartë të kontrollave të para dhe një rritje të dhjetëfishtë të rasteve pozitive me testim të shpejtë Antigjenik Rapid.

Këshillohen pacientët që në rradhë të parë të mos hezitojnë të lajmërohen për check-in/konsultë me mjekun në rast të dyshimeve , kështu mbahet në kontrollë shpërndarja e infeksionit mirëpo edhe ulet mundësia për komplikime.

Në vazhdim postimi i plotë i udhëheqësit të Covid ambulancës në Preshevë, dr.Flakron Sabedini:

Statistikisht ekipi shëndetësor Covid 19 nga java e kaluar po përballet me një rritje 300% më të lartë të kontrollave të para dhe një rritje të dhjetëfishtë të rasteve pozitive me testim të shpejtë Antigjenik Rapid.

Mestarja e rasteve që rezultojnë pozitiv tanimë është në stadin e numrave dyshifrorë. Vetëm sot kemi 13 raste pozitive në infeksionin Covid 19 dhe mbi 30 kontrollime të para..

Stafi tanimë po përgatitet të bëj riorganizimin e ekipeve , duke dhënë të gjitha shërbimet që janë në kompetencën tonë.

Tani në këto momente po përgatitet ekipi për transferimin e pacientit X për në Institucionin terciar në Krushevc për trajtim më të specializuar shkaku i komplikimeve në shëndet.

Këshillojmë pacientët që në rradhë të parë të mos hezitojnë të lajmërohen për check-in/konsultë me mjekun në rast të dyshimeve , kështu mbahet në kontrollë shpërndarja e infeksionit mirëpo edhe ulet mundësia për komplikime.

Mosha e mesme dhe e trete luten të pranojnë vakcinën me kohë, të mos hezitojnë pasi është në të mirën e shëndetit të tyre dhe mbarë shoqërisë, njashtu e ruajnë sistemin tonë shëndetësore nga mbingarkesa. Masat higjieniko-sanitare dhe të distancës fizike gjithastu kanë rëndësinë e vet praktike dhe epidemiologjike.

Të dhënat kanë për qëllim informimin e masës, kursesi nuk janë themel i mbjelljes së panikës apo frikës, gjithashtu janë ftesë e hapur që ta shfrytëzoni stafin mjekësor për ta marrë ndihmën e duhur në kohën më të përshtatshme.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS