Përfundon proçesi i rivotimit në fshatin Tërrnoc / Shaip Kamberi siguron 698 vota

Siç e parasheh ligji për zgjedhjen e deputetëve në Serbi, në orën 20:00 ka përfunduar proçesi i rivotimit në vendvotimin numër 6 në komunën e Bujanocit.


Në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërrnoc të komunës së Bujanocit, ku edhe gjendet venvotimi numër 6, ka përfunduar proçesi i rivotimit.

Sipas rezultateve të para nga tereni gjatë ditës së sotmetë drejtën për të votuar kanë shfrytëzuar 725 votues nga 1089 sa ka vendvotimi në total.

PreshevaPRESS mëson se nga 725 fletavtime të shfrytëzuara, 698 qytetarë kanë votuar për Koalicionin Shqiptar të Luginës, listë të cilën e udhëheqë Shaip Kamberi. Partia e Presidentittëi Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka marrë 1 votë, Partia Socialiste Serbe e Ivica Daçiq ka marrë 8 vota, koalicioni “Shpresa për Serbinë” ka siguruar 2 vota, dhe paartia e Shqiprim Arifit “Alternativa për Ndryshim” ka siguruar vetëm dy vota.

Lajmi në përditësim …

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS