PËRFUNDOJNË ZGJEDHJET NË MEDVEGJË, SHQIPTARËT ARRIJNË 14.5%

Në orën 20:00 janë mbyllur 28 vendvotimet e komunës së Medvegjës.


Sipas Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, deri në orën 18:00, votuan 56% nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar. Anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Medvegjë raportojnë se për çdo katër orë dalja e votuesve është rritur për 20%.

JugPress në mëngjes ka raportuar se me të filluar votimet në Medvegjë, në oborrin e objektit të njohur në Medvegjë si Komiteti, ku edhe gjinden zyrat e SNS (Aleksander Vuçiq), SPS (Ivica Daçiq) dhe “E djathta serbe” (Misha Vasiq), kanë arritur xhipat pa tabela, e që në Serbi njihen paraqitjen e tyre nëpër vendet ku ka zgjedhje dhe lidhen për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Sipas rezultateve preliminare, pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e Medvegjës ka arritur deri në  14.5%, me ç’rast të dy listat shqiptare ajo e PVD-së dhe ajo e koalicionit APN-PD-AFEDS kanë kapërcyer pragun dhe do të kenë këshilltarë në Asamblenë Komunale të Medvegjës.

PreshevaPRESS mëson se sipas rezultateve preliminare PVD ka fituar 273 vota derisa koalicioni APN-PD-AFEDS 392 vota. Nëse këto vota përkthehen në mandate të asamblesë komunale të Medvegjës nënkupton se PVD ka siguruar një këshilltarë dhe koalicioni APN-PD-AFEDS dy këshilltarë komunal.

Pas përfundimit të votimeve në Medvegjë, partia e presidentit Vuçiq kanë thënë se në zgjedhje kanë fituar 63%  të votave.

Në zgjedhjet e zhvilluara sot në Medvegjë, për 25 mandate të këshilltarëve në kuvendin komunal kanë garuar  gjithsej gjashtë lista zgjedhore, prej të cilave dy lista të shqiptarëve. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS