Përfundojnë ndeshjet e ditës së parë të turnet tradicional “Musa Musahu 2024” në Preshevë

Sot ka filluar turneu tradicional në futboll të vogël “Musa Musahu 2024” në Preshevë, i cili organizohet nga Qendra Sportive “Presheva” në Preshevë. 


Sipas tërheqjes së shortit, gjatë ditës së sotme janë zhvilluar tri ndeshje të xhiros së parë, derisa tri ndeshjet e tjera mbeten të luhen gjatë ditës së nesërme (e premte, 06.09.2024) në të njejtin orar. 

Në vazhdim ju sjellim rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara sot dhe fotografitë e ekipeve pjesëmarrëse, të publikuara nga drejtori i Qendrës Sportive “Presheva” në Preshevë, Besim Nasufi.   

REZULTATET E NDESHJEVE
1. NOLI DAJA -K.F. GERAJT 6:3
2. K.F. ELITA GOLEMIDOL-F.C. LINDORËT 0:3
3. K.F. RAHOVICA – BLUEPOINT JETONI 3:5
 
Për nesër janë paraparë të zhvillohen ndeshjet mes:
  • K.F. Corrotica dhe  K.F. Lugina me fillim në ora 17.00;
  • K.F. Bukuroca dhe K.F. Bukuroca Rinia me fillim në ora 17:30; dhe ndeshja e fundit
  • nga ora 18:00 do të luhet mes Berat Mahmuti Raince dhe Liverpool Nasalca.

Për xhiron e parë shorti e ka nxjerrë të lirë ekipin Marmoran.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Përfundojnë ndeshjet e ditës së II-të të turnet tradicional “Musa Musahu 2024”

PreshevaPRESS

Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij

PreshevaPRESS

Zeneli: E kam refuzuar Kosovën, dua të luaj për Suedinë

PreshevaPRESS