Përkundër përpjekeve të fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje për Këshillin Kombëtar Shqiptar, partitë shqiptare në Luginë të Preshevës, nuk arritën në ujdi për të krijuar shumicë të re.
Siç raporton LUGINALAJM, është Lëvizja e Progresit Demokratik partia që ka bllokuar marrëveshjen, derisa Partia Demokratike, nuk ka qenë e gatshme të mbështes fituesin e zgjedhjeve, Ragmi Mustafin e PVD-së për mandatin e ardhshëm.
Vlenë të përmendet që kryetari aktual i KKSH-së, Ragmi Mustafi ka thirrur mbrëmë seancën për ora 22:00, duke tentuar të parandalojë emërimin e organit të përkohshëm nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Republikës së Serbisë. Këshilltarët e posazgjedhur nga ana e partive tjera, nuk i’u janë përgjigjur ftesës së Mustafit, dhe në këtë situatë kanë kaluar të gjitga afatet ligjore për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Kujtojmë që Lëvizja për Progres Demokratik, me vetëm dy këshilltarë të fituar në zgjedhjet e fundit për KKSH.