Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, pas takimit në Komunën e Bujanocit, kanë vazhduar agjendën duke vizituar Preshevën.
Pas takimit me kryetrin e Komunës së Bujanocit, delegacioni i Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, kanë takuar kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Përmes një postimi në rrjetin shoqëror Facebook, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se ka pritur në një takim përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.
Sinani në njoftim ka thënë se është biseduar për problematikat e shqiptarëve në Serbi, duke potencuar pasivizimi, mospranimi i diplomave të Republikës së Kosovës, dhe shërbimi i detyrueshëm ushtarak.
Në vazhdim ju sjellim njofitmin e plotë të Ardita Sinanit të postuar në rrjetin shoqëror facebook:
Sot në kabinetin e kryetares Ardita Sinani u mirëpritën zyrtarët e Ambasadës Amerikane, Nicholas Enz – zyrtar politik, dhe Ksenia Llazoviq nga departamenti politik.
“Në takimin tonë, u trajtuan tema të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë, me fokus të veçantë:
-
- Shërbimi i detyrueshëm ushtarak
- Pasivizimi i adresave
- Mospranimi i diplomave të Kosovës
Këto janë shkaktarët kryesorë të emigrimit të të rinjve tanë. Ndërkohë, diskutuam edhe për çështje të tjera kritike si:
-
- Mungesa e librave shqip
- Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare
- Mospërmbushja e marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, Rekonstruimin të Trupi Bashkërendues-2009 dhe Planin 7-pikësh-2013
- Mungesa e investimeve në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë.
Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane treguan gatishmërinë për të avokuar në zgjidhjen e këtyre problemeve, duke kontribuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.