Për arsye sigurie ndeshja Serbi – Shqipëri zhvendoset në Leskovac

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se takimi mes Serbisë dhe Shqipërisë, i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor, duke filluar nga ora 20:45.


Vendimi është marrë nga UEFA, pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për të zhvendosur ndeshjen nga stadiumi “Rajko Mitic” në Beograd, kërkesë me të cilën është pajtuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Sipas njoftimit, arsyeja kryesore e këtij ndryshimi lidhet me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për lojtarët, stafin dhe tifozët.

Ky vendim vjen në kuadër të përgatitjeve për një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe më të ndjekura të fazës kualifikuese, ku interesimi dhe tensionet janë tradicionalisht të larta.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kosovën rrëmben 15 medalje në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë në Spanjë

PreshevaPRESS

Për herë të parë në Luginë organizohet turneu për grupmoshat U7–U13

PreshevaPRESS

Nejira Zeqiri nga Bujanoci bëhet pjesë e përfaqësues së Kosovës në basketboll U14

PreshevaPRESS