PDSH NUK TËRHIQET, INSISTON NË KOALICIONIN E OPOZITËS

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, në të cilën ka biseduar rreth mundësive për krijimin e qeverisjes së re në Preshevë.

Bisedimet mes bllokut të partive PDSH, PVD, LR dhe UDSH, për krijimin e qeverisjes së re në Preshevë pas rreth një muaji kanë hyrë në një ngërç, si pasojë e mosdakordimit rreth pozitës së kryetarit të Komunës.

Partia për Veprim Demokratik më 04 maj ka mbajtur mbledhjen e kryesisë në përbërje të zgjeruar me ç’rast ka kundërshtuar krijimin e një shumice të re, ku pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës do të i takonte dy partive më të mëdha të bllokut katërpalësh me nga dy vite.

Përmes një njoftimi të publikua në faqen e saj në rrjetin social facebook, PVD ka thënë se  parimi i rotacionit ku ndahet mandati i të njëjtit funksion midis përfaqësuesve të partive të ndryshme është praktikë e dëshmuar si joefikase në përformansë qeverisëse.

Partia Demokratike Shqiptare nuk është deklaruar publikisht në lidhje me qëndrimin e PVD-së. Ajo mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së përgjithshme ku edhe është diskutuar rreth mundësive për daljen nga ky ngërç.

PreshevaPRESS mëson se në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë së përgjithshme të PDSH-së nuk ka ndryshuar qëndrimi i kësaj partie rreth rotacionit të kryetarit të Preshevës, por njëzëri janë dakorduar që mos të vazhdohet të komunikohet përmes njoftimeve dhe komunikatave për opinion publik.

“Komunikimi përmes letrave publike dhe rrjeteve sociale po e dëmton procesin e negocimit rreth krijimit të koalicionit, andaj kemi vendosur që komunikimin ta mbajmë në kontaktet e drejtpërdrejta me përfaqësuesit e grupit negociator” ka thënë burimi i PreshevaPRESS brenda kryesisë së PDSH-së.

Njëkohësisht PreshevaPRESS mëson se PDSH është e gatshme të ofrojë që dy PVD të udhëheqë me pozitën e kryetarit të Preshevës, dy vitet e para të mandatit, derisa më pas, me rotacion kjo pozitë të i takojë PDSH-së.

Këshilltari i porsazgjedhur nga lista e UDSH-së, Naser Aziri, njëherit këshilltari më i vjetër i Kuvendit komunal në Preshevë, sot gjatë ditës ka deponuar ftesën për seancën konstituive të Kuvendit komunal, e që do të duhej të mbahej më 10 maj.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS