PDSH: Me Këshillin Kombëtar Shqiptar do të udhëheqë LPD për një vit e gjysëm, kurse PVD

Sot, në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, është nënshkruar marrëveshja për krijimin e koalicionit qeverisës për Këshillin Kombëtar Shqiptar.


Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ragmi Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka publikuar detajet e marrëveshjes së koalicionit për qeverisjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Mustafa ka shkruar se Këshilli Kombëtar Shqiptar do të udhëhiqet nga kandidati i Lëvizjes së Progresit Demokratik për një vit e gjysëm, e më pas pozita e kryetarit të KKSH-së do të i kalojë Partisë për Veprim Demokratik për dy vite. Nuk dihet kush do të udhëheqë me KKSH-në për gjashtë muajt e fundit, pasiqë mandati i plotë i një legjislativi është katër vite.

Partia Demokratike Shqiptare sipas marrëveshjes së koalicionit do të marrë pozitën e zëvendëskryetarin e KKSH-së gjatë komplet mandatit, për 4 vite, derisa Partisë Demokratike të Bujanocit do të i takojë pozita e kryetarit të Këshillit Ekzekutiv në mandat 4 vjeçar gjithashtu.

Mustafa ka njoftuar për këto detaje përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij në facebook, përmes të cilit ka uruar të gjithë për këtë marrëveshje.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Ragmi Mustafës në facebook:

Të dashur anëtar e simpatizues të Partisë Demokratike Shqiptare, sot ështê nënshkruar marveshja mes katër subjekteve politike PDSH, PVD, LPD dhe PD në Bujanoc për formimin e shumicës prej 3/4 në kuvendin e elektorëve shqiptar në zgjedhjet e këshilltarëve në Këshillin Kombëtar Shqiptar që do të mbahen nesër në Bujanoc.

Me Këshillin Kombëtar Shqiptar do të udhëheq kryetari i LPD-së për një vit e gjysëm dhe ai i PVD-së për dy vite tjera.

PDSH do të ket Zëvendëskryetarin e KKSH-së në mandat katërvjeçar. Ndërsa kryetarin e Këshillit Ekzekutiv të KKSH-së do të ketë kuadri i PD-së në mandat gjithashtu katërvjeçar.

Natyrisht se gjith partnerët e koalicionit në maksimum do të derdhin energjinë e tyre politike në zgjidhjen e problemeve kruciale politike të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Urime gjithve bashkërisht!
#rroftëkombishqiptar RM

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS