PDSH dhe PVD do të ndajnë pushtetin në Organin e përkohshëm, PreshevaPRESS mëson ndarjen e pozitave

Të premten e kaluar zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka marrë vendimin për shpërndarjen e Kuvendit në Preshevë dhe ka emëruar Organin e përkohshëm, i cili do të udhëheqë me Preshevën deri në zgjedhjet e ardhshme.


Sipas Vendimit të Qeverisë së Serbisë, për kryetar të Organit të përkohshëm është emëruar Ragmi Mustafa nga rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare, derisa për anëtarë janë zgjedhur Tefik Bajrami nga rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Shkëmbim Veliu nga Partia për Veprim Demokratik, Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma, si dhe Branko Trajkoviq nga Lista Serbe.

Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur mbledhje me strukturat e saja një ditë pasi që kanë mësuar për vendimin, derisa Partia për Veprim Demokratik, ka mbajtur mbledhjen ditën e djeshme (të dielen).

PreshevaPRESS ka mësuar se pas vendimeve partiake, PDSH dhe PVD kanë vendosur për pjesëmarrje dhe bashkëqeverisje me Organin e përkohshmëm në Preshevë, veprim ky që ka shty këto parti për realizimin e një takimi të përbashkët për ndarjen e posteve udhëheqëse në Komunë dhe institucionet publike ku Komuna e Preshevës është themeluese ose bashkëthemeluese.

PreshevaPRESS ka mësuar se në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisjen me Organin e përkohshëm që do të menaxhohet nga koalicioni PDSH – PVD, Administrata komunale, Shtëpia e Kulturës dhe Teatri i Qytetit, Biblioteka e qytetit, dhe Qendra për Punë Sociale, do të udhëhiqen nga kuadro të Partisë Demokratike Shqiptare, deris ndërmarrja publike “Moravica”, Qendra Sportive, Fondi për Qëllime Humanitare si dhe Zyra Lokale për të rinj, do të udhëhiqen nga kuadro të Partisë për Veprim Demokratik.

Në Organin e përkohshëm që do të menaxhojë me Komunën e Preshevës deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, shumica do të sigurohet nga kryetari Mustafa, anëtari i PDSH-së, dhe anëtari i PVD-së.


Të gjitha informacionet në lidhje me Zgjedhjet lokale në Luginë mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin ZGJEDHJET LOKALE 2024.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS