PD: Nuk jemi pretendent për të udhëhequr me KKSH

Edhe pse kanë mbetur vetëm tri ditë deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, partitë shqiptare në Luginë të Preshevës ende nuk kanë arritur të krijojnë një shumicë të re.


Partia Demokratike e Bujanocit ka lëshuat njëkomunikatë në faqen e sajë në facebook, përmes së cilës ka njoftuar se ka realizuat takime konsultative me të gjitha partitë për krijimin e një shumice.

“Partia Demokratike njofton opinionin e gjërë se ditëve të fundit ka zhvilluar takime joformale me pretendentët për udhëheqje të Këshillit Kombëtar Shqiptar, por për fat të keq, kur kanë mbetur edhe 3 ditë deri te mbajta e zgjedhjeve me sistemin e elektorëve, ende nuk është gjetur një zgjidhje.” thuhet në njoftimin e PD të publikuar në facebook.

PD përmes komunikatës thot se nëse dështon zgjedhja e organeve të KKSH-së, ky institucion do të shuet, andaj fton pretendentët për të udhëhequr me këtë institucion të unifikohen dhe mos të lejojnë një gjë të tillë.

“Për të mos ardhur deri te ngërrçi politik që do të rezultonte me shuarjen e KKSh-së, Partia Demokratike edhe për këto zgjedhje është për unfikimin e gjithë spektrit politik shqiptar, duke marrë parasysh se KNSh është institucion i shqiptarëve dhe nga ky këndvështrim nuk rrezikohet bërthama jonë kombëtare, por vetëm se forcohet në rast të unifikimit.” vazhdon komunikata e PD e publikuar në fb.

Në vazhdim ju sjellim komunikatën e PD të publikuar në facebook:

KOMUNIKATË

Partia Demokratike njofton opinionin e gjërë se ditëve të fundit ka zhvilluar takime joformale me pretendentët për udhëheqje të Këshillit Kombëtar Shqiptar, por për fat të keq, kur kanë mbetur edhe 3 ditë deri te mbajta e zgjedhjeve me sistemin e elektorëve, ende nuk është gjetur një zgjidhje.

Për të mos ardhur deri te ngërrçi politik që do të rezultonte me shuarjen e KKSh-së, Partia Demokratike edhe për këto zgjedhje është për unfikimin e gjithë spektrit politik shqiptar, duke marrë parasysh se KNSh është institucion i shqiptarëve dhe nga ky këndvështrim nuk rrezikohet bërthama jonë kombëtare, por vetëm se forcohet në rast të unifikimit.

Duke marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve për KNSh, Partia Demokratike i ka pranuar dhe pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe në këtë kuptim nuk ka pretendime për të udhëhequr me KNSh, kështu që nuk do jemi pengesë, por përkundrazi do të kontribojmë që sa më parë të formohen organet e KNSh-së.

Ftojmë pretendentët për udhëheqje të KNSh-së që të intesifikojnë përpjekjet e tyre për arritjen e një marrëveshje, ngjajshëm sikur Partia Demokratike e cila pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale të vitit 2020, në cilësinë e fituesit të zgjedhjeve i bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e spektrit politik shqiptar, që fatëmirësisht, pas shumë përpjekjeve dhe koordinimit me faktorët relevant kombëtar arritëm një marrëveshje unifikuese që komuna e Bujanocit të udhëhiqet nga shqiptarët.

Bujanoc, 04.05.2023
PARTIA DEMOKRATIKE

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS