PD dhe LR dakordohen të garojnë me listë të përbashkët për zgjexhjet e KKSH-së

PD dhe Lëvizja për Reforma me listë të përbashkët për Këshillin Kombëtar Shqiptar, derisa Sali Salihi do ta udhëheqë listën e përbashkët në zgjedhjet e 8 nëntorit 2026.


Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja për Reforma kanë arritur marrëveshje për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat do të mbahen më 8 nëntor 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur Nagip Arifi, kryetar i Partisë Demokratike në Bujanoc, përmes një njoftimi publik, ku ka konfirmuar se bartës i listës së përbashkët do të jetë Sali Salihi, i mbështetur nga të dyja subjektet politike.

Sipas Arifit, kjo marrëveshje synon krijimin e një platforme të përbashkët dhe sigurimin e një përfaqësimi sa më dinjitoz të shqiptarëve në Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Ai ka bërë të ditur se aktivitetet zgjedhore dhe takimet me qytetarë do të nisin nga fillimi i javës së ardhshme.

Me këtë marrëveshje, PD-ja dhe Lëvizja për Reforma synojnë të bashkojnë forcat në garën zgjedhore për përfaqësimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Bashkë drejt fitores!”, ka përfunduar Arifi mesazhin e tij drejtuar qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Salihu: KKSH-ja nuk e shfrytëzoi potencialin e saj, premton më shumë angazhim, përgjegjësi dhe transparencë

PreshevaPRESS

PVD dhe Aleanca për Luginën nënshkruajnë marrëveshje për të garuar me listë të përbashkët në zgjedhjet e KKSH-së

PreshevaPRESS

Koalicioni shqiptar mbetet me dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas vlerësimeve preliminare

PreshevaPRESS