Pas raportimit të PreshevaPRESS vjen reagimi i Nevzad Lutfiut

PreshevaPRESS sot ka raportuar për festën e krishtlindjeve ortodokse në Bujanoc nga ana e serbëve lokal, pas të cilit ka reaguar Nevzad Lutfiu.


Në një video të publikuar në PreshevaPRESS, shihen disa përfaqësues të komunitetit serb me një kamionetë të ngjashme me ato të ushtrisë të Serbisë, duke bllokuar trafikun për disa minuta para objektit të Komunës së Bujanocit, dhe duke kënduar e brohoritur këngë nacionaliste.

I menjëhershëm shihet të jetë reagimi i policisë lokale, të cilët shpërndanë turmën dhe kthyen trafikun në normalitet.

Pas publikimit të videos në platformat e rrjeteve shoqërore të PreshevaPRESS, përmes një postimi në Facebook ka reagur idh kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu.

Ai përmes reagimit ka kujtuar se institucionet shtetërore po mbajnë standard të dyfishtë kur bëhet fjalë për festat e shqiptarëve dhe ato të serbve.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të Lutfiut të publikuar në Facebook: 

Gjatë ditës së djeshme serbët lokal e bllokuan rrugën kryesore të qytetit të Bujanocit për të “festuar” festën e tyre, madje nga videot e publikuara shihet se ata dëshironin të hynin në Komunë, si bandit.

Ndaj këtyre veprime sigurisht se nuk do të niset asnjë procedurë sepse në pyetje janë serbët.Në vend që shteti të kujdeset për rend dhe ligj, këtu shteti i motivon huliganët.

Vitin e kaluar janë dënuar motoristat shqiptarë të Komunës së Bujanocit për shkak që me rastin e 28 nëntorit bën një paradë në qendër të qytetit.

Pak ditë më parë u ftova në stacionin policor për të dhënë intervistë lidhur me “uzurpimin e pronës publike” (vendosjen e dy bilbordeve të protestës së organizuar në Bujanoc). Kësaj nuk mund t’i thuhet ndryshe pos, zullum.

Të gjithë bashkëqytetarëve tanë që e festuan me maturi festën e Krishtlindjeve ortodokse, ja uroj festën. Shëndet e mbarësi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shënohet dymbëdhjetvjetori nga largimi i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

PreshevaPRESS

Drejtori i entit parashkollor në Preshevë ndanë mirënjohje bashkëvendasve nga fshati Zhunicë

PreshevaPRESS

Mundësi për të rinjtë nga Presheva e Bujanoci: Vizitë studimore tre-ditore në Beograd

PreshevaPRESS