PAS PRESHEVËS EDHE BUJANOCI SHPALL GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME

Shpallet situatë e jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit, dhe merren masa të reja nga për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit.


Shtabi për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në seancën e mbajtur më 20.11.2020 ka sjellur Vendim mbi shpalljen e situatës së jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit, përshkak të fatkeqësisë elementare të shkaktuar nga përhapja e epidemisë së sëmundjes ngjitëse Covid-19 në territorin e komunës së Bujanocit.

Situata e jashtëzakonshme shpallet me qëllim të zbatimit të mëtejshëm të masave parandaluese të sigurisë dhe mbrojtjes së jetëve dhe shëndetit të popullatës.

Gjithashtu, në bazë të Raportit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc mbi gjendjen epidemiologjike në komunën e Bujanocit, Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme ka aprovuar këto masa:

  1. Kufizohet orari i punës i objekteve hoteliere, objekteve ku organizohen lojëra të veçanta dhe klasike të fatit (kazinot dhe bastoret), ashtu që këto objekte nuk do të ofrojnë shërbime hoteliere nga ora 19:00 deri në ora 05:00 të ditës vijuese. Masa hynë në fuqi më 21.11.2020.
  2. I urdhërohet shkollës së mesme ”Sezai Surroi” në Bujanoc që nga e hëna më 23.11.2020 të kalojë në mësimin online.
  3. I bëhet apel qytetarëve, afaristëve dhe ndërmarrësve se janë të obliguar t’i respektojnë masat dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të Shtabit të krizave dhe të Qeverisë së Republikës së Serbisë.
  4. I rekomandohet Shërbimit të autorizuar të inspekcionit të vazhdojë me kontrollin e zbatimit dhe të respektimit të masave të parapara epidemiologjike.
  5. I rekomandohet qytetarëve që edhe më tutje të vazhdojnë me respektimin e masave të parapara obligative mbrojtëse: bartjen e maskave, distancën fizike dhe larjen e rregullt të duarve.

Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS